Një incident i tensionuar është regjistruar gjatë seancës së sotme në Kuvend, ku përplasjet mes deputetëve kanë degjeneruar në konfrontim fizik.
Gjithçka nisi pas debateve të ashpra në sallë, ku Flamur Noka u përfshi në diskutime të forta me përfaqësues të mazhorancës. Kryesuesi i seancës, Niko Peleshi, i ndërpreu fjalën Nokës, duke sjellë reagimin e menjëhershëm të deputetëve të opozitës, të cilët bllokuan foltoren.
Situata u tensionua më tej, duke çuar në ndërprerjen e seancës. Në momentin e kaosit, Flamur Noka, i rrethuar nga deputetë të tjerë, është afruar drejt Taulant Ballës dhe e ka goditur me një shishe uji.
Ngjarja ka rritur tensionet politike në Kuvend, ndërsa pritet të ketë reagime dhe masa lidhur me incidentin.
