Pas goditjes me shishe uji të Belinda Ballukut dhe me vezë te Edi Ramës socialistët po bëjnë gati masat ndëshkimore për kolegët demokrat.

Një burim nga grupi i Partisë Socialiste i tha gazetarit të Top Channel, Muhamed Veliu, se po përgatitet propozimi për masë ndëshkimore.

Socialistët pritet të kërkojnë 60 ditë mos marrje pjesë në parlament të Gazment Bardhit dhe Klevis Balliut, dy më aktivët në aksionin opozitar gjatë votimit të reformës administrative territoriale.

Top Channel