Seanca e parë e Parlamentit të dalë nga zgjedhjet e 11 Majit ka nisur me përplasje mes opozitës dhe mazhorancës.
Teksa kryesuesi i seancës Vasil Llajo kërkonte emrat që do të përbënin komisionin e verifikimit të mandateve, Sali Berisha iu drejtua foltores për të mbajtur një fjalim. Llajo nuk ia dha fjalën dhe kjo bëri që Flamur Noka dhe Gazment Bardhi të shkonin drejt foltores.
Siç duket edhe nga video, në një moment Bardhi kalon pranë Taulant Ballës dhe i fik atij mikrofonin për të mos marrë fjalën për paraqitjen e emrave.