Kryeministri Edi Rama ka ironizuar sesionin e ri parlamentar pas tensioneve të shkaktuara nga opozita. Ai ka përdorur ministren e krijuar me Inteligjencë Artificiale “Diella” në postimin e si sikur ajo e ka këshilluar për qëndrimin që duhet të mbajë ndaj kundërshtarit.
Postimi i Plotë:
Diella pa parlamentin sot dhe sapo më tha: Humbës nuk është kush rrëzohet, po është ai që gërmon aty ku ra! Si i bëhet e pyeta? Kurrë mos e pengo tha, kundërshtarin që po gabon
sot në Kuvend nuk kanë munguar tensionet. Gjithçka ka nisur teksa drejtuesi i seancës Vasil Llajo shtroi për miratim Komisionin e përkohshëm për verifikimin e mandateve, të propozuara nga Kryeminsitri Edi Rama.
Kjo ka ngjallur reagimin e PD që ka kundërshtuar dhe Sali Berisha kërkoi të merrte fjalën. Në momentin që drejtuesi Vazil Llajo nuk pranoi, Berisha është ngritur duke shkuar në foltore, të cilën e ka bllokuar dhe ka nisur të mbajë fjalim.