Përplasjet gjatë protestës në kryeqytet kanë sjellë edhe lëndimin e një kalimtari.
Ngjarja është regjistruar në një moment kur situata në terren është tensionuar, ndërsa protestuesit dhe forcat e policisë janë përfshirë në incidente pranë institucioneve në Tiranë.
Deri më tani, nuk dihen rrethanat e sakta se si është lënduar kalimtari. Gjithashtu, nuk ka ende informacion të konfirmuar për identitetin e tij apo gjendjen shëndetësore.
