Policia ka shoqëruar disa protestues pranë Kishës Ortodokse në kryeqytet, në vijim të tensioneve të regjistruara gjatë protestës së 19 tetorit.

Efektivët kanë ndërhyrë në zonë pas lëvizjeve të turmës në rrugët e Tiranës, duke shoqëruar disa prej personave të pranishëm.

Ndërhyrja vjen pas përplasjeve të shënuara gjatë tubimit, ndërsa policia vijon përpjekjet për të kontrolluar situatën dhe për të shpërndarë protestuesit.