Është rritur në 8 numri i personave të arrestuar pas tensioneve të regjistruara paraditen e sotme gjatë protestës para Kuvendit.

Sipas raportimeve katër nga të arrestuarit ndodhen në komisariatin nr. 4 në kryeqytet, mes tyre edhe aktivisti Gent Progni. Ndërkohë, katër persona të tjerë po mbahen në komisariatin nr. 1.

Të ndaluarit në komisariatin nr. 4 janë identifikuar si Besard Kajmi, Aristotel Elezaj, Gentjan Progni dhe Durim Bami.

Po ashtu, 12 persona të tjerë ndodhen në komisariatin nr. 3 me statusin e personave të shoqëruar, në pritje të veprimeve të mëtejshme procedurale nga autoritetet.

Ngjarjet vijnë pas përshkallëzimit të protestës para Kuvendit, ku pati përplasje mes protestuesve dhe forcave të rendit dhe u raportuan edhe të lënduar nga të dyja palët.