Gjatë protestës së opozitës mbrëmjen e sotme para Kryeministrisë janë regjistruar tensione mes protestuesve dhe forcave të policisë.

Gazment Bardhi iu drejtua efektivëve të policisë me tone të ashpra, duke i akuzuar për pengim të protestës.

“Në cilin vend të botës pengohet protesta? Nga kush i merrni urdhrat ju? A ishte protesta paqësore? Pse e provokoni protestën? A keni ligj ju apo zbatoni vetëm urdhra të paligjshëm?”, u shpreh Bardhi gjatë përplasjes verbale me uniformat blu.

Protesta e organizuar nga Partia Demokratike nisi me rreth një orë vonesë dhe u zhvillua në formën e një marshimi pa podium dhe pa fjalime politike.