Vijojnë tensionet para Kuvendit, ku raportohet për disa qytetarë dhe policë të lënduar. Aktualisht bëhet me dije se 3 efektivë janë lënduar pasi protestuesit kanë hedhur gurë, shishe uji dhe vezë drejt tyre. Nga ana tjetër, disa vajza dhe djem janë lënduar nga spray-t që policia ka hedhur. Aktualisht është afruar edhe autoboti i uji që mund të përdoret për t’i shpërndarë protestuesit.
Ndërkohë në foton e siguruar nga gazetari i Top Channel, Muhamed Veli, shihet se 3 efektivë janë futur brenda rrethimit të parlamentit për të marrë ndihmën e parë.

Më herët një qytetar u shfaq i gjakosur dhe u shoqërua nga policia, së bahsku me 4 persona të tjerë. Kujtojmë që kjo është hera e dytë që protestuesit mblidhen para Kuvendit, pas seancës së të martës, ku sërish u shënuan tensione.



