Pas mbylljes së seancës plenare ku u votua kundër kërkesës së SPAK për të arrestuar Belinda Ballukut, jashtë ambienteve të Kuvendit situata u tensionua pas protestuesit tentuan që të thyejnë kordonin e policisë. Ata kanë hedhur sprej dhe tymuese blu drejt efektivëve, ndërsa protestës iu bashkua edhe Sali Berisha.

Kujtojmë se pak më parë, me 82 vota kundër është rrëzuar kërkesa e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut. Pro kësaj kërkesa votuan 47 deputetë, ndërsa prezentë ishin 128 deputetë. Kështu Ballukut nuk i hiqet mandati i deputetes, duke bllokuar arrestimin e saj.