Momente tensioni janë regjistruar gjatë protestës që po zhvillohet në zonën pranë Kuvendit, ku një pjesë e protestuesve janë përballur me efektivët e policisë.

Pas zhvendosjes së tubimit drejt bulevardit, disa prej pjesëmarrësve kanë hedhur vezë në drejtim të forcave të rendit. Situata është shoqëruar edhe me debate dhe përplasje verbale mes protestuesve dhe efektivëve.

Më pas, protestuesit kanë vijuar marshimin nga zona e qendrës tregtare drejt sheshit përpara Ministrisë së Brendshme.

Në këtë zonë ata janë ndalur përballë kordonit të ngritur nga policia, ndërsa forcat e rendit vijojnë të qëndrojnë të pozicionuara përreth institucioneve.