Menjëherë pas mbylljes së fjalimit të Sali Berishës para Kryeministrisë filluan trazirat.

Një prej militantëve është kapur menjëherë nga forcat e policisë, pasi hodhi bomba molotov drejt kryeministrisë. Ai është shoqëruar për në komisariat sapo janë hedhur drejt kryeministrisë molotovë e mjete piroteknike.

Ndërhyrja e policisë ka qenë direkte duke hedhur ujë dhe gaz lotsjellës për shpërndarjen e protestuesve. Protesta po zhvendoset te parlamenti, ku priten tesnione të mëtejshme dhe përplasje me policinë.