Ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili, ka dalë nga SPAK, së bashku me avokatin e tij, pasi u paraqit sërish ditën e sotme.
Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, raportoi më herët se ndaj tij dhe Zambak Gjoni e Arnold Rrokaj janë mbyllur hetimet për përgjim i paligjshëm në kuadër të grupit kriminal. Më herët, ish-funksionari i burgjeve ishte në hetim nga SPAK për tre vepra penale, përgjim i paligjshëm i të dhënave kompjuterike, kryerje e veprimeve në kuadër të grupit kriminal dhe grup kriminal.
Hakerimi i kompjuterëve u sinjalizua në 12 mars të këtij viti dhe brenda pak kohësh përfunduan në pranga ish-zyrtari i burgut Zambak Gjoni dhe Arnold Rrokaj. Ky i fundit është personi që theu kodet e sigurisë së kompjuterëve të SPAK dhe materialet e përftuara ja përcolli Gjonit, që nga ana e tij ja përcolli Ismailajt.




