Në një ngjarje të rëndë që ka tronditur qytetin e Maliqit, Pëllumb Lamçe, një 71-vjeçar, është arrestuar dhe akuzohet për tentativë abuzimi seksual ndaj një vajze 9-vjeçare në këndin e lojërave.
Sipas informacionit nga banorët, Pëllumb Lamçe kishte një jetë të gjatë familjare, duke qenë i martuar dhe babai i dy fëmijëve. Megjithatë, bashkëshortja dhe fëmijët e tij jetojnë jashtë vendit, ndërsa ai kishte mbetur të jetonte i vetëm në shtëpinë e tij në Maliq.
Ngjarja ka ndodhur në një kënd lojërash për fëmijë, dhe pas denoncimit nga dëshmitarët dhe të afërmve, policia ka ndërhyrë menjëherë, duke e ndaluar Lamçen dhe duke nisur hetimet për rastin.
Hetimet janë në proces për të zbardhur të gjitha detajet e ngjarjes dhe për të siguruar drejtësinë për viktimën e mitur.
