Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Gjakovë, ku një adoleshent 18-vjeçar, i identifikuar si F. S., dyshohet se ka sulmuar me mjet prerës një 45-vjeçar, A. M.
Sipas burimeve zyrtare, ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:40, dhe viktima ka marrë plagë të rënda, duke u dërguar me urgjencë për trajtim në spitalin e Gjakovës.
Pas sulmit, i dyshuari fillimisht ka tentuar të largohet, por nuk ka mundur dhe në fund ka vendosur të dorëzohet vetë në polici. Aktualisht, grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi:
Tropojë/Informacion paraprak.
Rreth orës 08:40, shtetasi F. S., 18 vjeç, dyshohet se ka goditur me mjet prerës shtetasin A. M., rreth 45 vjeç, i cili është dërguar për mjekim në spitalin e Gjakovës.
Shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontrolle për kapjen e autorit, i cili nga pamundësia për t’u larguar, është vetëdorëzuar.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.
