Arrestohet autori i dytë i akuzuar për vrasjen e mbetur në tentativë të shtetasit N. P., ngjarje e ndodhur më 30 mars 2017. Në pranga ka rënë shtetasi i shpallur në kërkim Fatjon Gokaj, 30 vjeç, banues në Shkodër


Ndalimi i tij u bë pasi me datë 30 mars 2017, dyshohet se në bashkëpunim me shtetasin Besmir Arrsi, i arrestuar ditën e ngjarjes, kanë tentuar të vrasin më armë zjarri shtetasin N. P., 21 vjeç.


Rreth orës 10: 40 minuta të asaj dite, Fatjon Gokaj  dhe Besmir Arrsi tentuan të vrasin  21 vjeçarin e identifikuar me inicialet N. P në rrugën e Tepes, pranë një lokali.


Besmir Arrsi, u arrestua teksa po largohej.  Gjatë kontrollit të ushtruar në vendngjarje, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale; 1 armë zjarri automatike dhe 1 krehër me 15 fishekë.


Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë Shkodër për veprat penale “Vrasja e mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe e municioneve luftarake” .


25 shtator 2017 (gazeta-Shqip.com)