Gjykata e Vlorës ditën e sotme ka vendosur masën e sigurisë” Arrest në burg” për Endrit Sadedinin.
Sadedini është arrestuar tre ditë më parë nga policia e Vlorës në një operacion të zhvilluar në lagjen Pavarësia në zonën e Lungomares. Seanca është drejtuar nga gjyqtarja Alba Ngresi e cila ka lënë në fuqi, kërkesën e organit të akuzës së Vlorës.
Ndaj Sadedinit rëndon akuza” armëmbajtje pa leje” si dhe kundërshtim i forcave të policisë.




