Një 15-vjeçar është identifikuar dhe ndaluar nga Policia e Tiranës, pasi dyshohet se ka tentuar të vjedhë në një bankomat në rrugën “Luigj Gurakuqi”.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur më 15 tetor 2026, kur i mituri dyshohet se ka qenë i përfshirë në thyerjen e bankomatit me qëllim vjedhjen.

Ndalimi i tij u krye në kuadër të hetimeve për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të personave të dyshuar për veprime të kundërligjshme gjatë protestave të ditëve të fundit.

Ndërkohë, autoritetet po vijojnë punën për identifikimin dhe ndalimin e personave të tjerë që dyshohet se kanë qenë të përfshirë në këtë rast.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.