Një 35-vjeçar është arrestuar në Kapshticë pasi tentoi të kalonte kufirin në mënyrë të jashtëligjshme. Burimet nga policia njoftuan se i arrestuari u kap në fshatin Vërnik, ku dyshohet se ka tentuar të kalojë kufirin pa leje.

Gjithashtu, autoritetet kanë hetime për një ngjarje të mëparshme, ku 35-vjeçari dyshohet se ka tentuar të vrasë me thikë gjyshin e tij. Policia po vijon hetimet për të zbardhur më tej rrethanat e ngjarjes.

Njoftimi plotë i Policisë:

Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë.

SPKM Kapshticë/Kontrolleve intensive nga shërbimet e Policisë Kufitare, për parandalimin e lëvizjes në kundërshtim me ligjin, në kufi.

Tentoi të kalonte kufirin në mënyrë të paligjshme, kapet dhe vihet në pranga 35-vjeçari në kërkim, i cili dyshohet se tentoi të vriste me thikë gjyshin e tij, më datë 04.10.2025.

Në vijim të punës intensive të shërbimeve të Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Korçë, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare dhe kapjen e shtetasve në kërkim, është kapur nga shërbimet e Kufirit të Gjelbërt në PKK Kapshticë, në fshatin Vërnik, Devoll, shtetasin V. Sh. që po tentonte të kalonte kufirin, në kundërshtim me ligjin.

Në vijim të veprimeve, specialistët e Seksionit të Hetimit të Krimeve të Rënda ndaj Personit ekzekutuan urdhrin e ndalimit që ka nxjerrë Prokuroria e Korçës për shtetasin V. Sh., 35 vjeç, banues në Bilisht, për veprat penale “Vrasja për shkak të mardhënieve familjare” mbetur në tetativë dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”. Ky shtetas dyshohet se më datë 04.10.2025, ka goditur disa herë me thikë, gjyshin e tij.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.