Policia e Tiranës ka zbardhur dinamikën e ngjarjes së ndodhur në zonën e Saukut pak minuta më herët, ku një efektiv policie dhe bashkëshortja e tij mbetën të plagosur. Policia bën me dije se në zonën e Liqenit të Thatë, forcat “Shqiponja” i kanë bërë shenjë 31-vjeçarit për të ndalur me makinë, por ai nuk i është bindur urdhrit dhe është larguar me shpejtësi.

Për pasojë Imer Krrashi është përplasur me disa makina dhe një motor, ku po udhëtonte një polic me bashkëshorten e tij. Pas një ndjekje intensive është bërë ndalimi i mjetit dhe gjatë kontrollit, Krrashit i është gjetur një armë zjarri pistoletë. 

Njoftimi i Policisë: 

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 12:30, tek Liqeni i Thatë, Forca e Posaçme “Shqiponja” i kanë bërë shenjë ndalimi automjetit me drejtues shtetasin I. K., 31 vjeç, pasi kishin marrë informacion se 31-vjeçari qarkullonte me armë zjarri.

Pas ndalimit, në momentin që shërbimet e Policisë i kanë bërë të ditur se ndaj tij dhe automjetit do ushtrohej kontroll, 31-vjeçari ka vijuar lëvizjen me shpejtësi duke perplasur disa automjete dhe 1 motomjet. Si pasojë është dëmtuar drejtuesi dhe pasagjeri në motomjet, të cilët ndodhen në spital.

Pas një ndjekje intensive u bë ndalimi i automjetit. Gjatë kontrollit të automjetit i është gjetur një armë zjarri pistoletë. Infomacion më të detajuar do të jepet në përfundim të veprimeve proceduriale

View this post on Instagram

A post shared by Gazeta Shqip (@gazeta_shqip)