pranga (1)Një inspektor i policisë ndërtimore është arrestuar mesditën e sotme pasi dyshohet të ketë tentuar të përfitonte një truall në mënyrë të paligjshme.Në një deklaratë të posaçme për mediat policia e shtetit bëri me dije se  u arrestua 58-vjeçari Sulejman Metani, i cili kishte depozituar dokumente të falsifikuara në Agjencinë e Kompensimit të Pronave në Shkodër me qëllim përfitimin e 43 mijë metrave katrorë tokë në zonën turistike të Velipojës.


Sipas burimeve zyrtare të policisë i arrestuari e ka kryer krimin në bashkëpunim dhe më shumë se një herë ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të aktivitetit si dhe personave të tjerë të përfshirë në falsifikimin e dokumenteve.


18 prill 2013 (gazeta-Shqip.com)