Policia e Shkodrës pretendon se ka parandaluar një ngjarje e rëndë kriminale, duke arrestuar shtetasin Dedë Pjolla 24 vjeç, banues në Breg Lumi, Shkodër. Sipas burimeve zyrtare, ka kanosur me armë zjarri shtetasit S. K., 20 vjeç dhe F. H 17 vjeç banues në Theth.
I riu ka qëlluar në ajër me armë zjarri dhe i ka kërcënuar se do i vriste. Si rezultat i vlerësimit të situatës menjëherë janë vënë në lëvizje forcat e policisë, ku u bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit Dedë Pjolla dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale: një armë zjarri Automatik model 56; një krehër me 5 copë fishekë model 56 dhe 3 gëzhoja te zbrazura model 56. Materialet iu referuan Prokurorisë Shkodër për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Kanosje”.
16 mars 2017 (gazeta-Shqip.com)