Dy shqiptar janë arrestuar në Igumenicë, Greqi, nën dyshimin e trafikut të drogës.

Siç raportohet, policia greke gjeti në makinën e tyre me targa shqiptare 46 pako me kanabis të papërpunuar, të fshehura në bagazh dhe sediljet e pasme, me një peshë totale 47 kg e 550 gr.

Gjatë kontrollit u sekuestruan gjithashtu automjeti dhe një shumë prej 550 eurosh.

Ndërkohë të arrestuarit do të paraqiten para Prokurorisë së Shkallës së Parë të Thesprotisë.