Dy shtetas kosovarë janë proceduar penalisht nga policia, pasi u kapën në pikën kufitare në Morinë me 20 200 euro të padeklaruara.
Blutë bëjnë me dije se këta dy persona u ndaluan me automjetin e tyre në hyrje të Shqipërisë, teksa gjatë kontrollti fizik 43-vjeçarit i janë gjetur 13 000 Euro dhe 31-vjeçarit i janë gjetur 7200 Euro, te cilat nuk i kishin deklaruar.
Sipas asaj që njofton policia, shuma e parave u sekuestrua, ndërsa nisi menjëherë procedimi në gjendje të lirë për dy shtetasit.
