Pesë persona, mes tyre dy shqiptarë janë arrestuar në Mbretërinë e Bashkuar, pasi tentuan të transportonin shtatë emigrantë nga Shqipëria në mënyrë të paligjshme. Raportohet se ata u ndalua në brigjet jugore të Anglisë, ku oficerët e Forcës Kufitare britanike ndërhynë sapo jahti mbërriti në marinën e Chichester, në West Sussex.

Dy anëtarë të ekuipazhit, një shtetas britanik i moshës 42-vjeçare dhe një shtetas shqiptar i moshës 25-vjeçare, u arrestuan nën dyshimin për lehtësimin e emigracionit të paligjshëm në Mbretërinë e Bashkuar. Oficerët identifikuan gjithashtu tre persona të tjerë, një shtetas britanik të moshës 38 vjeç dhe dy shqiptarë të moshës 24 dhe 32 vjeç, të cilët dyshohet se kishin shkuar në port për të pritur jahtin.  Ata gjithashtu u arrestuan nën dyshimin për vepra penale të kontrabandës së njerëzve.

Të pesë u morën në pyetje nga hetuesit e NCA pas arrestimit të tyre. Tre më vonë u liruan me kusht në pritje të hetimeve të mëtejshme, ndërsa dy shqiptarët e moshës 25 dhe 32 vjeç, mbeten në paraburgim për vepra penale të imigracionit. Shtatë individët e gjetur në anije, të gjithë shtetas shqiptarë, do të trajtohen nga autoritetet e emigracionit.