Dy të rinj janë vënë në prangat e policisë pas disa ditësh arrati, pasi vodhën argjendarinë në Pogradec.

Pas identifikimit ata u vunë në pranga, teksa një tjetër është nën hetim në gjendje të lirë.

Për veprën penale “Vjedhja”, e kryer në bashkëpunim dhe e mbetur në tentativë, u arrestuan K. T., 23 vjeç, dhe B. M., 22 vjeç, banues në Mamurras, Laç.

Procedimi penal për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” nisi ndaj një 29-vjeçari, për të cilin, për arsye hetimore, nuk mund të bëhen me dije hollësi të mëtejshme.

“Finalizohet operacioni policor i koduar “Argjendaria”, për zbardhjen dhe dokumentimin e tentativës për vjedhje në një argjendari, ndodhur pak ditë më parë në qytetin e Pogradecit.

Nga veprimet hetimore të kryera dhe provat e grumbulluara, dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me persona të tjerë, më datë 20.03.2026, kanë tentuar të vjedhin argjendarinë në pronësi të shtetasit L. A., duke tentuar të hapin me forcë qepenin dhe duke thyer xhamin e derës hyrëse të dyqanit, por nuk kanë mundur të marrin sende nga ky ambient”, njoftojnë blutë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.