Kiri Mernica është dënuar me 12 vite burg, pasi u shpall fajtor për veprën penale “Vrasje me dashje”.

Ai është shpallur fajtor për një ngjarje të ndodhur më 16 prill të vitit 2021, ku Mernica, së bashku me 3 persona të tjerë, tentuan të vrasin 33-vjeçarin Pashk Palnikaj. Ata e plagosën të riun me armë zjarri në fshatin Sulaj të Fierit, por fatmirësisht, ai mbijetoi.

Fajtorë janë shpallur edhe bashkëpunëtoret e tij, teksa Robert Mernica, Mirand Mernica dhe Liri Biçaku janë dënuar me nga 11 vite burg secili.

Kiri Mërnica është vëllai i Azgan Mërnicës, i cili në muajin maj të këtij viti vrau me armë zjarri efektivin e policisë së Fierit, Novruz Cenalia.

Vendimi i Gjykatës:

Në përfundim të gjykimit, më datë 19.11.2024, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Relator Gjyqtar z. Genti Shala dhe anëtarë znj. Brikena Ukperaj dhe z. Dritan Hasani, vendosi:

-Lënien në fuqi të vendimit nr. 583, datë 04.12.2023 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier në lidhje me fajësinë dhe masën e dënimit për të pandehurit K. M, L. B e R. M sa i përket veprave të parashikuara nga nenet 323/1 e 278/1 të Kodit Penal, si dhe provat materiale e shpenzimet gjyqësore.

-Ndryshimin e vendimit nr. 583, datë 04.12.2023 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier për pjesën tjetër si vijon:

-Deklarimin fajtor të pandehurit K. M për kryerjen e veprës penale “Vrasje me dashje”, parashikuar nga neni 76, 22 e 25 i K. Penal dhe dënimin e tij me 11 vjet burgim.

-Bazuar ne nenin 55 të K. Penal, bashkimin e dënimeve me një dënim të vetëm prej 12 vjet burgim.

-Deklarimin fajtor të pandehurit R. M për kryerjen e veprës penale “Vrasje me dashje”, parashikuar nga neni 76, 22 e 25 i K. Penal dhe dënimin e tij me 11 vjet burgim.

-Bazuar ne nenin 55 të K. Penal, bashkimin e dënimeve me një dënim të vetëm prej 12 vjet burgim.

-Deklarimin fajtor të pandehurit L. B për kryerjen e veprës penale “Vrasje me dashje”, parashikuar nga neni 76, 22 e 25 i K. Penal dhe dënimin e tij me 11 vjet burgim.

-Bazuar ne nenin 55 të K. Penal, bashkimin e dënimeve me një dënim të vetëm prej 12 vjet burgim.

-Deklarimin fajtor të pandehurit M. M për kryerjen e veprës penale “Vrasje me dashje”, parashikuar nga neni 76,22 e 25 i K. Penal dhe dënimin e tij me 11 vjet burgim.

-Vuajtja e dënimit nga të pandehurit K. M, R. M, L. B dhe M. M të bëhet në një burg të sigurisë së zakonshme.