Mëngjesin e sotëm një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Elbasanit ku një 24-vjeçar humbi jetën si pasojë e një shpërthimi me eksploziv.
I riu po i vendoste lëndën plasëse një makine tjetër por aksidentalisht i ka shpërthyer në dorë duke gjetur kështu vdekjen. Janë publikuar pamje të automjetit tip Volswagen të cilit, 24-vjeçari do t’i vendoste tritolin.

Shënjestra e 24-vjeçarit sipas njoftimit të policisë ësht Renato Çepa. Bëhet me dije se viktima ndodhet në morgun e qytetit. Gjithashtu policia hedh dyshime se 24-vjeçari mund të ketë lidhje me një grup kriminal.