Një parakalim i gabuar është bërë shkak që një person të humbi jetën dhe tre të tjerë të plagosen rëndë në aksin rrugor Memaliaj-Kras.
Burime nga policia e Tepelenës bëjnë të ditur se dy automjete, një furgon mallrash tip ‘Volswagen’ me targa TR0907L dhe një ‘Benz’ me targa AA567ET janë përplasur në vendin e quajtur Mogila. Për pasojë tre personat që udhëtonin në automjetin tip “Benz” dhe drejtuesi i furgonit kanë mbetur të plagosur rëndë. Mësohet se Kadri Rrapaj, 62 vjeç, i cili udhëtonte me të birin dhe të vëllain, ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spitalin e Gjirokastrës. Ndërkohë vëllai i tij Kadri Rrapaj dhe i biri, Erjon Rrapaj 23 vjeç, ndodhen në spital nën kujdes mjekësor. Në spital ndodhet edhe drejtuesi i furgonit, 26-vjecari Ardit Metaj.
Policia mbërriti në vendin e ngjarjes dhe po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit. Sipas ekspertëve, dyshohet se shkak për përplasjen e mjeteve është bërë një parakalim i gabuar i furgonit që udhëtonte nga Tepelena në drejtim të Tiranës.
25 korrik 2013 (gazeta-Shqip.com)