Goditet një tjetër rast i “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike ” në Tepelenë, arrestohet në flagrancë poseduesi. Burimet zyrtare bëjnë me dije se kanë sekuestruar 10.7 kg kanabis dhe prangosën shtetasin  Xheron Alikaj,  27 vjeç, lindur dhe banues në Vlorë.


Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi sot më datë  shtator 2016, rreth orës 00.30 të mëngjesit, në vendin e quajtur “Rruga e Bënçës”,  me drejtim lëvizje për në qytetin e Tepelenës është konstuar automjeti me targa AA 086 AK, me drejtues mjeti shtetasin e mësipërm,  ku pas kontrollit  të ushtruar nga shërbimet e policisë ,në pjesën e sediljeve të pasme u gjetën dy qese me ngjyrë të zezë me lëndë të  dyshuar narkotike si ajo e llojit kanabis sativa , me peshë totale 10.7 kg.


Materialet në ngarkim të shtetasit Xheron Alikaj  i kaluan Prokurorisë Gjirokastrës për veprime të mëtejshme,   për veprën penale “Prodhim dhe shitje te narkotikeve”.


12 shtator 2016 (gazeta-Shqip.com)