Zëvendësministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Eugena Tomini ka reaguar sërish lidhur me debatin e krijuar për udhëzuesin mbi terapinë hormonale për personat transgjinorë në QSUT.
Në një intervistë, Tomini ka sqaruar se dokumenti nuk është një protokoll trajtimi, por një udhëzues orientues i bazuar në rekomandime ndërkombëtare dhe praktika klinike. Sipas saj, ky dokument, i hartuar nga Shërbimi Universitar i Endokrinologjisë në QSUT, ka si qëllim të udhëzojë bluzat e bardha në trajtimin e rasteve që kanë nevojë për këshillim apo vlerësim të terapisë hormonale. Ajo shtoi se ky hap është pjesë e përpjekjeve për të përafruar legjislacionin dhe standardet tona mjekësore me direktivat e Bashkimit Evropian.
“Element tepër i rëndësishëm i udhëzuesit është edhe konsenti individual për informimin se cilat janë procedurat dhe cilat janë benefitet, por njëkohësisht ky konsent jepet nga një individ adult dhe pa diskutim që udhëzuesi reflektohet vetëm për moshën adulte. Konsent individual dhe mosha adulte është mbi 18 vjeç. Është konsent i individit që individi është i maturuar, është adult i cili do t’i japi konsentin nëse jemi brenda këtij grupi popullate target. Nuk ka asnjë element që udhëzuesi reflekton. Po të hyni në detaje të udhëzuesit që të reflektojë dhe të ndajë kategoritë moshore për të cilat reflektohet nëse do të kemi terapi hormonale apo jo.
Ne nisemi jo vetëm nga direktiva të Bashkimit Europian, jo vetëm nga akte të cilat përsëri do të përvijojnë në kuadër të përafrimit të direktivave. me Bashkimin Europian, hapa të cilat pasojnë njëri mbas tjetrit në drejtim të arritjes së finishit, atë të aderimit në Bashkimin Europian. Sigurisht që elementë të tjerë të shëndetit apo të shëndetit publik apo të Ministrisë së Shëndetësisë në përgjithësi i atribuohen edhe shumë udhëzues të tjerë apo protokolle klinike, të cilat sigurisht plane veprimi strategji që ecin me të njëjtin hap në drejtim të direktivave të Bashkimit Europian.
Është një udhëzues i cili është hartuar nga shërbimi universitar i endokrinologjisë pra në Qendrën Spitalore Universitare dhe është një grup pune, i cili e ka orientuar hartimin e një udhëzuesi të tillë. Sigurisht që ka kaluar strukturë të cilën siç është agjencia kombëtare e akreditimit në drejtim të profilit që jep udhëzuesi dhe kur themi që është një udhëzues dhe nuk është një protokoll, nuk ka asnjë element referues për sa i përket medikamenteve hormonalë, sepse duhet të kemi një plan të mirëfilltë për përfshirjen dhe për futjen në zbatim të këtij udhëzuesi që më pas nesër do të kërkojë elementë të tjerë administrativ“-, tha zv,ministrja.
