Gjykata e Apelit ka liruar nga burgu një prej rojeve private, të arrestuar pas dhunës së ushtruar ndaj qytetarëve gjatë protestës në Zvërnec, më 31 maj. Raportohet se është liruar nga qelia Gazmend Vathi, i cili u la në burg nga Gjykata e Vlorës, teksa Apeli zbuti masën në arrest shtëpie. Ndërkohë, për Artur Granin u la në fuqi masa e sigurisë “arresti në burg”.
Gjatë përplasjeve, një qytetar u tërhoq zvarrë, ndërsa situata solli shkarkimin nga detyra të kryepolicit të Vlorës, Elidon Çela dhe më pas vendi u përfshi në një valë protestash që vijojnë edhe sot.
