Dy tërmete të forta goditën Iranin veriperëndimor, duke shkaktuar panik në mesin e rreth 1.5 milionë banorëve të qytetit të Tabrizit si dhe përtej kufirit, në Armeni.


Qendra Sizmologjike e Universitetit të Teheranit tha se tërmeti i parë prej  6.2 i shkallës Rihter e kishte epiqendrën rreth 60 kilometra nga Tabrizi.


Deri tani raportohet për 50 të vdekur dhe 400 të lënduar nga lëkundjet e fuqishme, njofton AFP duke cituar një deklaratë të kreut të shërbimeve emergjente të Iranit dhënë agjencisë së lajmeve ISNA.

11 gusht 2012 (gazeta-Shqip.com)