Disa studentë që morën pjesë në protestën e zhvilluar paraditen e sotme në Vlorë janë shoqëruar në ambientet e komisariatit të policisë.

Sipas të dhënave paraprake, të rinjtë janë marrë nga banesat e tyre dhe më pas janë dërguar në komisariat, ku raportohet se ndodhen ende.

Deri më tani nuk ka një njoftim zyrtar lidhur me arsyet e shoqërimit të tyre. Gjithashtu, mbetet e paqartë nëse ndaj studentëve do të ndërmerren procedura të mëtejshme ligjore.