Pas dorëheqjes së kryetarit Tërmet Peçi, Bashkia e Tepelenës ka tashmë një drejtues të ri.

Julinda Karteri, e cila mbante më parë postin e nënkryetares, është votuar sot unanimisht nga të 12 anëtarët e Këshillit Bashkiak për të marrë drejtimin e institucionit. Ajo pritet të mbajë detyrën, deri sa në bashki të mbahen zgjedhjet e parakohëshme për të përcaktuar kryetari ne ri të bashkisë.

Ky zhvillim vjen pas largimit të Peçit, i cili synon një mandat si deputet në qarkun e Gjirokastrës.