Ministria e Punëve të Jashtme ka njoftuar se nuk ka shqiptarë mes viktimave apo të plagosurve si pasojë e tërmetit shkatërrues në Kolumbi ku deri më sot (12 gusht) numri i personave që kanë humbur jetën ka shkuar në 180, ndërsa i të plagosurve rreth 2000.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, përmes Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Brazil, e cila mbulon Kolumbinë thotë se është në kontakt me autoritetet përkatëse dhe po verifikon në vijimësi situatën e shtetasve shqiptarë që ndodhen në vend.

“Deri në këto momente, nuk ka raportime për shtetas shqiptarë të vdekur apo të plagosur si pasojë e tërmetit. Po ashtu, nga informacioni i marrë deri në këto momente, nuk rezultojnë dëmtime nga tërmeti në institucionet penitenciare ku ndodhen shtetas shqiptarë që vuajnë dënimin në Kolumbi apo janë në pritje të procedurave të ekstradimit”, thuhet në njoftim.

MEPJ dhe Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Brazil thotë se vijojnë komunikimin me autoritetet kolumbiane dhe verifikimin e informacionit mbi situatën e shtetasve shqiptarë.

“Shtetasit shqiptarë që ndodhen në Kolumbi dhe kanë nevojë për asistencë konsullore si pasojë e tërmetit mund të kontaktojnë në numrin e emergjencës së Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Brazil: +55 61 99301 6139.

Për komunikime të tjera: [email protected]

[email protected]