Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Kurbin të Lezhës, ku një konflikt i çastit ka eskaluar deri në përplasje me armë zjarri.

Gjatë konfliktit një person është qëlluar në kofshë duke mbetur i plagosur, gjithashtu policia ka bërë të mundur arrestimin e autorit dhe shoqërimin e dy shtetasve të tjerë.

Sipas burimeve autori dhe i plagosuri ishin ulur për të konsumuar një kafe nga ku ka lindur edhe konflikti. Pas aktit autori ka tentuar të marrë makinën dhe të largohet nga vendngjarja por ka përplasur automjetin e policisë. Ku më pas edhe është arrestuar.

Sipas hetimeve paraprake ka rezultuar se i arrestuari ishte me precedentë penalë dhe i shpallur në kërkim. Në automjet iu gjetën arma dhe municione ushtarake.