Të tjera detaje janë zbuluar nga ngjarja në ‘’Vasil Shanto’’ ku dyshohet se është një atentat me lëndë plasëse i telekomanduar.


Dyshohet se lënda plasëse iu vendos automjetit në pjesën e përparme të saj dhe është shkatërruar tashmë.


Ndër të tjera automjeti shpërtheu mbi urë dhe dyshohet se me nisjen e saj shpërthimi është telekomanduar.


Deri më tani mësohet se shoferi i automjetit është dërguar në spital dhe ka shenja jete. Nuk dihet për dëme të tjera në njerëz.