Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha do të paraqitet nesër në SPAK për t’u pyetur për dosjen e 21 Janarit.
Gjatë një konference për shtyp ai konfirmoi praninë e tij përballë prokurorëve që po hetojnë këtë çështje, ndonëse tha se hetimi është politik.
“Nesër do jem në SPAK. Ndonëse e deklaroj që sot që ky është një hetim politik. Kjo çështje është hetuar me ekspertë shqiptarë dhe ndërkombëtarë, por mua nuk më kanë pyetur një herë. E dini pse? Se isha njeriu i rrethuar. Tani që më thërrasin, do shkoj. Kam qenë 5-6 orë në rrethim, në përpjekje për të pushtuar kryeministrinë.
Ajo ishte protesta më e dhunshme në historinë e vendit. Me qindra e mijëra gurë janë hedhur drejt gardistëve. Ndërkohë që ligji e përcakton qartë se cili është reagimi i rojes kur goditet drejt tij. Janë hedhur eksploziv, u përdor makina për të thyer derën. Pa diskutim që do shkoj”,– deklaroi Berisha.




