Selamet Mehmetaj është i riu shqiptar që tmerroi Britaninë e Madhe e jo vetëm, me rrëfimin e tij në lidhje me tregtinë e drogës. Madje ai ishte shumë i qartë se çfarë ndodhte me ata që guxonin që t’ia hidhnin.
I riu mburrej në fakt se i kishte prerë gishtat një klienti që nuk donte të paguante dhe se ia mori të gjitha paratë para se t’i priste njërën këmbë.
Së fundmi, Selamet ka dhënë intervistën e parë për një media shqiptare. 28-vjeçari i cili njihet si “Baron Droge” dhe si “Djalli Shqiptar”, ka treguar të vërtetën e tij.
I pyetur në lidhje me kamerën e fshehtë të “Daily Mail”, ku ka thënë se një personi i ka prerë dy gishtat, Mehmetaj ka thënë për RTV Ora:
Unë atë histori e kam thënë për t`i bërë qejfin atij (gazetarit). Ta lija atë të kuptonte që: ok, i nxora një gjë këtij djali, se ai këtë donte, të kapte një shkak dhe ta raportonte te “Daily Mail” për t`ia shkatërruar jetë një personi që nuk ka fare lidhje me drogën, dhe me asgjë. Normal, jam nxituar pak . E pashë që po më filmonte, dhe thashë: Ok, t`ia bëj një histori.