Sekretar organizativ Artemis Peca, i cili po drejtonte makinën në momentin e arrestimit të Ilir Metës, ka dhënë detaje të reja në lidhje me këtë moment.
Në një konferencë për media nga selia e Partisë së Lirisë, së bashku me Tedi Blushin, ai tha se makina e ish-presidentit është rrethuar nga 3 automjete, nga ku kanë dalë agjentët e BKH. Ai i cilëson këtë të fundit “banditë”, teksa shton se në fillim mendoi se po i rrëmbenin.
“Ula shpejtësinë, pashë një makinë që po na afrohej, na rrethuan tre makina, dhe dolën ca banditë me maska, me armë, na hapën dyert në mënyrë çnjerëzore dhe na thanë hajdeni me ne, dhe i thamë kush jeni ju na tregoni një mandat, në fillim u trembëm, thashë po na rrëmbejnë. Pastaj pashë një makinë policie, dhe aty kuptuam që ishte policia e Dumanit dhe Ramës.”- tha ai.