Ka ndërruar jetë edhe Ardita Gashi, autorja e krimit të dyfishtë në Podujevë, Kosovë, e cila qëlloi veten me plumb në kokë. Ngjarja ndodhi pasditen e djeshme, teksa viktimat janë 3, Iliaz brahimi, Miradije Gashi (bashkëshortja e xhaxhait të autores) dhe Ardita Gashi (autorja).

Iliaz Brahimi ishte ftuar për takim nga Ardita Gashi në shtëpinë e saj, pasi mes tyre dyshohet se kishte një lidhje intime. 31-vjeçarja e ka qëlluar disa herë me armë zjarri Brahimin teksa ai ndodhej në makinën e tij, duke i shkaktuar vdekjen në vend. Ajo ka plagosur edhe gruan e xhaxhait të saj, shtetasen Miradije Gashi e cila humbi jetën në orët e para të mëngjesit të sotëm.