Thellohet tragjedia në Shëngjin, ku bilanci paraprak i ngjarjes së rëndë në det ka shkuar në dy viktima, ndërsa dy persona të tjerë ndodhen në gjendje të rëndë.
Sipas informacioneve paraprake, katër të rinj u përfshinë nga dallgët dhe rrymat e forta të detit teksa kishin hyrë për t’u larë në bregdetin e Shëngjinit. Pavarësisht përpjekjeve për shpëtimin e tyre, dy prej tyre kanë humbur jetën.
Dy të rinjtë e tjerë janë nxjerrë nga uji dhe janë transportuar me urgjencë drejt spitalit, ku po marrin ndihmë mjekësore në gjendje të rëndë.
Në vendngjarje vijojnë operacionet e policisë, forcave bregdetare dhe ekipeve të emergjencës, ndërsa priten detaje zyrtare për identitetin e viktimave dhe rrethanat e plota të ngjarjes.
