I ftuar ditën e sotme në ‘Breaking’ ka qenë gazetari Eraldo Harlica ku ka folur për operacionin e policisë, “DAMASK”, teksa ka komentuar gjithashtu trafikun e qenieve njerezore.
Pjesë nga intervista:
Gazetari: Nga kërkimet dhe informacionet e tua, a rezulton një fenomen i tillë si trafikimi i organeve?
Eraldo Harlica: Ky fenomen ka ekzistuar por më duket pak hiperbolizim duke marrë parasysh që policia e ka dhe në vemendje. Unë nuk kam një informacion të tillë, ka patur rrëmbime por jo trafikim ogranesh.
Gazetari: Ti ke parë si funksionojnë trafikantët, a kanë aftësi të korruptojnë sistemin?
Eraldo Harlica: Janë të gjitha skema në bashkëpunim. Personat e arrestuar kishin të gjithë lidhje në Drejtorinë e Emigracionit dhe Kufirit. Në hetimin e parë, në dosje është një rast ku drejtoria e emigracionit i çojnë qesen me para në shtëpinë e trafikantit. Kjo eshtë e gjithë e lidhur.
Ndërkohë që sa i përketë trafikimit të emigrantëve Harlica ka treguar detaje nga dosja.
“Një nga personat e arrestuar në operacionin “DAMASK” ishte sekser që bëntë transportin e parave. Ai niste kodet në Ëhatsapp dhe merrte përqindjen e tij. Bënte pagesa për tasistëve, emigratësh apo dokumentash. Policia nga hetimet, vetëm në telefonin e tij gjeti transaksion diku tek 200 apo 300 mijë euro lëvizje. Mendoni cbëhet në një kontekst më të gjera.”- tha Harlica.


