Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për rastin e fshatit turistik në Theth, pas përgjigjes nga Prokuroria e Shkodrës.
Ndërsa ka ndarë një foto nga aksioni i IMT, Rama shkruan se të gjitha kabinat e “fshatit turistik” të kriminelit që plagosi Thethin do i marrë shteti. Rama vijon sulmin ndaj prokurores Elsa Gjeli, për të cilën thotë se Ministria e Drejtësisë po përgatit denoncimin në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.
“Natyrisht që të gjitha kabinat e ‘fshatit turistik’ të kriminelit që plagosi Thethin do i marrë shteti dhe skuadra e Bashkisë Shkodër nuk do të largohet nga Thethi pa e shëruar zemrën e qytezës magjike, ndërkohë që Ministria e Drejtësisë po përgatit denoncimin e skandalit ‘Gjeli’ në Këshillin e Lartë të Prokurorisë”, shkruan Rama.