Këto janë pamjet e para nga vendi ku ndodhi sherri mes 3 adoleshentëve, pranë shkollës “Fan Noli” në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur rreth 200-300 metra larg shkollës 9-vjeçare, teksa viktimë ka mbeti një 14-vjeçar. Një tjetër i mitur ndodhet në spital, teksa policia ka shoqëruar autorin që dyshohet se ka qëlluar i pari me thikë.

Nuk dihet ende shkaku i sherrit mes adoleshentëve, që përfundoi në mënyrë tragjike. Burime paraprake raportojnë se viktima nuk ka qenë nxënës i shkollës “Fan Noli”, ndërsa dy të tjerët ndiqnin mësimin në këtë shkollë.

Gjatë konfliktit dyshohet se dhe fëmijë të tjerë kanë qenë dëshmitarë, ndërsa në vendngjarje ka njolla të shumta gjaku.