Një 32-vjeçar është vënë në pranga këtë të hënë në Tiranë, pasi akuzohet për vjedhje me thyerje.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Tiranës, shtetasi me inicialet E.P., dyshohet se ka thyer xhamin e një marketi në Rrugën e Dibrës dhe ka grabitur një shumë parash.

Menjëherë pas ngjarjes, policia ka ushtruar kontroll në banesën e të dyshuarit, ku ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale shumën e parave të vjedhura, veshjet e përdoruara gjatë krimit, si dhe një send i fortë me të cilin theu xhamin e marketit.

Njoftimi:

Në orët e para të mëngjesit, vodhi me thyerje, një shumë parash në një market në Rrugën e Dibrës, kapet menjëherë pas ngjarjes, 32-vjeçari.

I arrestuari, me precedent në të njëjtën fushë.

Sekuestrohen shuma e parave të vjedhura, si dhe veshjet dhe sendet e përdorura gjatë krimit.

Menjëherë pas njoftimit për vjedhje me thyerje, në orët e para të mëngjesit, në një subjekt në Rrugën e Dibrës, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 organizuan punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme, u kap dhe u vu në pranga autori i rastit, shtetasi E. P., 32 vjeç, banues në Tiranë.

Më tej, u krye kontroll në banesën e tij, ku u gjetën shuma e parave të vjedhura, veshjet e përdoruara gjatë krimit, si dhe një send i fortë me të cilin theu xhamin e marketit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.