Gazetari Artan Hoxha ka bërë publike për herë të parë ekskluzive audion e radiove të gardistëve që kryen vrasjet e protestës së 21 janarit 2011 në emisionin Top Story të Grida Dumës.

AUDIO

Ndrea Prendi, komandanti i Gardës: Dashamir gati për zjarr luftarak eee!!

Dashamir Shehi, komandant i njësisë nr.2 të Gardës: Po, ju kupptova, gati janë të gjithë luanëët

Prendi: Nëse do hynë brenda, do të hapet zjarr luftarak, për t’i asgjesuar

Shehi: Kuptova

Prendi: Dashamir më dëgjon. Mos qëlloni me luftarak akoma. Në ajër, në ajër, zjarr manovër në ajër. Bëju thirrje nga altoparlanti. U kalu kufiri, do hapet zjarr luftarak

Dashamir Shehi flet me altoparlant: Largohuni nga hyrja, largohuni nga kordonet e sigurisë, do zbatojmë ligjin…

Ndrea Prendi: Të mbahen armët në dorë gati për zjarr në ajër, pastaj kur të them unë në trup. Artan më dëgjon? Po kaluan gardhin e telave do hapet zjarr luftarak

Artan Hoxha: Kuptova

Ndrea Prendi: Ky është urdhëri. Alfred mos qëlloni, kujdes municionin. Alfred më dëgjoj

Alfred Ahmetcenaj: Po ju dëgjoj

Ndrea Prendi: Dy dyshe të godasin këta që janë te porta, t’i godasin fort. Ata që kalojnë gardhin të goditen me shkop gome