Replika të forta ka patur mes Berishës dhe Spiropalit ditën e sotme në seancën plenare, teksa kreu i PD i ka kujtuar ish-ministres se si kjo e fundit e quante Ramën më parë, e se si Rama e flaku tani.
Pjesë nga debati:
Berisha: Ajo e quan pallosh i gjatë dhe ai bën gjithçka për ta mbrojtur, kurse ti e quan Skënderbe dhe të flak. Cila është arsyeja?
Spiropali: Sali je i pabesueshëm sepse njëkohësisht je edhe denoncuesi më i madh, edhe garantuesi më i madh i sistemit. Kur të çlirosh sistemin, partinë, opozitën, mund të flasim këtu dhe termi doktor mund të të ngjisë më shumë. Sot për sot kontradikta e thellë e të qënurit edhe denoncues edhe garantues nuk ta jep të drejtën të flasësh dhe i jep të drejtën qytetarëve të mos të të besojnë.
