Dorina Mema është përfshirë në një debat të ashpër me aktivistin Altin Hazizaj, në studion e “Shqipëria Live”.

Teksa po diskutonin në lidhje me fushatën e nisur në SHBA, por dhe përtej, se ekzistojnë më shumë se dy gjini, Mema dhe Hazizaj janë përplasur për shkak të ideve të ndryshme.

Debati:

Altin Hazizaj: Çështja e pranimit t personave transgjinorë është zhvilluar ndër shekuj. Në vende si Indi apo të tjera, personat trans nderohen si të jenë zotër. Nëse vijmë në Shqipëri, duhet të shohim pak dhe debatet që bëhen. Zonjën e kam për herë të parë përballë ne debat dhe ajo e tha dhe vetë origjinën e studimeve të saja… Ajo nuk përfaqëson një njeri, një autoritet që ka kryer studime. Zonja flet në aspekt personal…

Dorina Mema: Jo jam aktiviste.   

Altin Hazizaj: Aktivistët janë për të drejtat e njeriut dhe jo për shkeljen e njeriut.

Dorina Mema: Do më dëgjosh pastaj ti mua.

Altin Hazizaj: aktivistët kanë kauza të njerëzve të shkelur e dashur, jo të njerëzve të pashkelur. Edhe ju e betë një gabim, mos ngatërroni seksin me gjininë. Seksi është seks biologjik, zonja duhet ta dijë përderisa ka mbaruar edhe për biologë. Gjinia është tjetër gjë. Zonja nuk është ndonjë shkencëtare sociale që të na japë mend këtu. Hormonet janë në kokën tonë, edhe zonja mund të kishte qëlluar që të ishten jë person trans.

Dorina Mema: Kush ju mbron juve kur ju vuani? Ju mbrojnë organizata si Sorrosi?

Altin Hazizaj: E dashur, nuk funksionon Sorrosi me mua, asgjë… shko gjej ndonjë propagandë tjetër po të duash. Të të them dhe një gjë meqë jam avokat në profesion, bëj kujdes kur flet sepse dilni edhe nëpër televizione, bëni vepra penale, dhe pastaj kur shkoni në burgje e ka fajin komunitetit…

Dorina Mema: Vepër penale?

Altin Hazizaj: Je duke bërë vepër penale!

Dorina Mema: A ke bashkuar ti të drejtat e fëmijëve në muajin maj me ambasadën ‘pink’ (ambasada pro LGBT)? A je ti që e drejton këtë ambasadë?

Altin Hazizaj: A ta mbaroj argumentin?

Dorina Mema: Jo, jo, më akuzove… Unë nuk po të ofendoj, ti më ofendove.

Altin Hazizaj: Jo nuk të ofendova, ti nuk je analiste sociale, nuk je psikologe.

Dorina Mema: Ti nuk e përballon dot debatin me mua prandaj po më sulmon. Kam një foton tënde në muajin maj, i ke bashkuar fëmijët me ambasadën pink. I kanë sjellë prindërit, të kanë denoncuar prindërit.

Altina Hazizaj: Ti nuk duhet të ishe fare aty në atë studio për të folur për këtë temë.

Dorina Mema: Ju nuk më përballoni dot, por nuk më hiqni dot se më kanë sjellë prindërit këtu. Projekti juaj i intimidimit nuk funksionon me mua.

Altin Hazizaj: Gruaja bën një gabim të madh kur flet për fëmijët…

Dorina Mema: A ke fëmijë ti? A je baba? A ke mbajtur bebe në krahë?

Altin Hazizaj: Je mama ti?

Dorina Mema: Unë kam një vajzë, e kam rritur e vetme mes vështirësive. Ti ke shkuar në shkolla. Po ti je e zeza e përfaqësimit të komunitetit LGBT.